Nga Shqipëria / E Shtunë 6 Korrik 2019, 22:10

Nuk ndalet Luana, sjell këngën e re me këngëtarin pas të cilit vajzat çmenden

Luana Vjollca ka vendosur të mos ndalet këtë verë duke publikuar vetëm këngë të reja, bashkëpunime që kanë patur shumë sukses. Pas bashkëpunimeve me Danin dhe grupin TNT, Luana ka gati këngën e rradhës.

"Prive" bën të ditur se këngëtarja ka bashkuar forcat me Shpat Kasapin për këngën e re.

Edhe videoklipi është xhiruar dhe pas pak ditësh do të publikohet. Këtë e ka vërtetuar edhe Marina me një koment të fundit në Instagram ku i shkruan Luanës: "Bishe imagjino cdo besh ti pas pak ditesh mezi po pres".