Nga Shqipëria / E Shtunë 6 Korrik 2019, 21:09

Vëmendje djema: Ja si e do Tayna të dashurin

Tayna është kthyer në një nga reperet më të komentuara në media që kur publikoi videoklipin e parë e deri më sot që numëron hite të njëpasnjëshme dhe sukses të paparë. Jeta private e reperes nuk ka mbetur jashtë vëmendjes, por Tayna ka deklaruar se është beqare.

Megjithatë reperja ka një kriter shumë të thjeshtë se si duhet të jetë lidhja e saj. Tayna ka publikuar në Instagram një thënie të aktorit të famshëm Will Smith, në lidhje me gruan e tij.

“Lumturia e saj nuk është përgjegjësia ime. Ajo duhet të jetë e lumtur dhe unë duhet të jem i lumtur si individ. Më pas bashkë duhet ta ndajmë lumturinë tonë. T’ia kalosh dikujt përgjegjësinë që të të bëjë të lumtur, është egoiste”, ka thënë Smith.