Nga Shqipëria / E Shtunë 6 Korrik 2019, 17:05

Ka 20 vite diferencë me bashkëshorten, Gjergj Leka: Janë shumë pak

Kantautori shumë i dashur për publikun, Gjergj Leka mbetet një nga personazhet më të komentuar në media dhe historia e dashurisë me Eriseldën nuk ka mbetur jashtë vëmendjes. Sidomos fakti që ata kanë 20 vite diferencë është komentuar shumë, por i ftuar në "Rreze dielli", Leka u shpreh se kaq vite diferencë janë shumë pak.

"Kemi shumë pak vite diferencë. Edhe më shumë duhet të kishim, 20 vite diferencë kemi. Unë kam ca shokë të mi që i kanë gratë 2-3 vite më të mëdha se vetja, e llahtarshme. Më vinë te bahçja ime dhe qajnë. Gjithë jetën më kanë paragjykuar. Madje po të mos më paragjykojnë do thosha çfarë ka që nuk shkon", u shpreh Leka.