Nga Shqipëria / E Shtunë 6 Korrik 2019, 12:12

Hajde trup hajde: Rozana Radi feston 40-vjetorin me rroba banjo

Artistja shumë e dashur për publikun e që i ka dhuruar shumë skenës shqiptare gjatë gjithë këtyre viteve, Rozana Radi feston sot ditëlindjen. Mos e besoni po deshët, por Rozana sot mbush 40 vjeç, edhe pse duket ende si në të njëzetat.

Në këtë ditë të veçantë Rozana ka pozuar në plazh me rroba banjoo dhe i ka lënë të gjithë të mahnitur. Këngëtarja shfaqet në super formë teksa shkruan se të jesh 40 vjeç është shumë cool.

"Sa jam lodhur per ti bere keto 40 vite", shkruan Rozana krah kësaj fotoje ku ka marrë mijëra pëlqime.