Nga Shqipëria / E Shtunë 6 Korrik 2019, 00:12

Shumë ndryshe nga seriali, Oja në jetën reale nuk do ta njihni

Aktorja turke Gokçe Bahadir ka marrë famë të menjëhershme në Shqipëri me rolin e saj si "Oja" në serialin që transmetohet në TV Klan. Në këtë serial ajo luan rolin e një doktoreshe që rikthehet në lagjen e saj të vjetër për tu hakmarrë ndaj mikeshave e më pas dashurohet me bashkëshortin e njërës prej tyre.

Duke qenë se luan rolin e një doktoreshe, në serial Ojën e shihni shpesh me veshje zyrtare dhe serioze, por në jetën reale aktorja nuk është aspak kështu.

Gokçe Bahadir është një aktore shumë moderne dhe ka një stil shumë të veçantë. Ndryshe nga seriali, në jetën reale aktorja vishet me pantallona të grisura dhe ekstravagante.

Oja është gjithashtu këngëtare dhe ka realizuar disa videoklipe. Kohët e fundit ajo është përqëndruar shumë tek muzika duke mbajtur edhe koncerte./Xing.al