Nga Shqipëria / E Shtunë 6 Korrik 2019, 00:12

'Ishalla plakemi bashkë', Lyrical Son i bën dedikimin e veçantë bashkëshortes

Lyrical Son është jo vetëm një nga reperët më të suksesshëm në industrinë muzikore shqiptare, por edhe një bashkëshort shumë i përkushtuar ndaj familjes.

Sot Lyrical Son dhe Gresa festojnë përvjetorin e tyre të dashurisë dhe kanë bërë 7 vjet së bashku.

“Urime shtatë vjet bashkë zemër. Ishalla plakemi bashkë”, shkruan reperi në një postim në Instastory.

Lyrical Son dhe Gresa janë prindër të dy vajzave.