Prej disa ditësh po përflitet se Dua Lipa ka nisur një lidhje të re pas ndarjes nga Isaac Carew. Mediat zbuluan se Dua është në një lidhje me vëllain e Bella dhe Gigi Hadid, Anwar Hadid i cili është gjithashtu model si motrat.

Dyshja ka preferuar të mos flasë për këtë lidhje, por "Iconstyle" ka vënë re se në postimet e fundit në Instastory, Dua ishte në shoqërinë e Anwarit.

Çifti ishin në ceremoninë e çmimeve Nordoff Robins’ Silver Clef dhe Anwar ishte ulur pranë Duas pasi në video dallohen duart e një djali me tatuazh në formë H-je tek dora.

Një tjetër foto që vërteton se Dua dhe Anwar janë bashkë është ajo ku Dua shfaqet duke zbritur nga makina dhe pas saj duket Anwari.






