Nga Shqipëria / E Premte 5 Korrik 2019, 23:11

Blogerja nxjerr në shitje ujin e vaskës, ia blejnë të gjitha shishet për 3 ditë

Ç'nuk po na dëgjojnë veshët! Një blogere 19-vjeçare ka nxjerrë në shitje kupa të mbushura me ujin e vaskës dhe besojeni ose jo, të gjitha janë shitur për tre ditë.

Belle ka 3.9 milion ndjekës në Instagram të cilëve iu shiti kupa me ujin e vaskës pasi ishte larë, për 30 dollarë.

Kupat u shitën të gjitha brenda tre ditësh ndonëse ideja e saj u duk shumë qesharake. 

"Gjëja më e keqe është që budallenjt do e blejnë", shkruante një ndjekëse e blogeres. "Nëse e blini këtë, keni zhgënjyer njerëzimin", shkruante një tjetër.