Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi janë kthyer në një nga çiftet më të komentuara në media, por edhe shumë të dashur për publikun të cilët janë gjithnjë kuriozë të dinë më shumë për lidhjen e tyre.

Jonida ishte e ftuar në puntatën e parë të emisionit të Romeos, Donaldit dhe Borës me titull "3shat". Gjatë emisionit çifti e konfirmoi lidhjen duke dhuruar një puthje dhe Jonida u bë pjesë e një rubrike e veshur si sirenë.

Këngëtarja postoi pak më parë një foto nga xhirimet e kësaj pjese dhe menjëherë vëmendjen e tërhoqi komenti plot dashuri i Romeos. "Yll i bukur", i shkruan Romeo shoqëruar me një zemër.







