Nga Shqipëria / E Premte 5 Korrik 2019, 20:08

Nuk keni parë gjë akoma: Pas Fustanit, Elvana sjell hitin e ri

Elvana vendosi t'ja bënte surprizë fansave këngën e re duke e publikuar pa njoftuar 1 javë më parë. "Fustani" është kthyer në hitin e verës, ka arritur miliona shikime dhe po dëgjohet kudo. Mirëpo nuk keni parë gjë akoma.

Ashtu siç ju kishim thënë Elvana është duke punuar edhe për projekte të tjera dhe këtë e ka konfirmuar vetë këngëtarja sot.

Në postimin e fundit në profilin e saj në Instagram Elvana shkruan se ka një surprizë.

Këngëtarja nuk ka bërë të ditur më shumë, por tashmë po pritet me padurim hiti i saj i rradhës.