Nga Shqipëria / E Premte 5 Korrik 2019, 19:07

3 vite pas ndarjes, Albi Nako flet për marrëdhënien që ka sot me Klaudian

Albi Nako dhe Klaudia Pepa ishin padyshim një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar dhe lajmi i ndarjes së tyre shkaktoi bujë. Çifti e deklaruan vetë ndarjen në vitin 2017 duke u shprehur se prej 1 viti nuk ishin më bashkë.

Ndonëse të ndarë, Albi dhe Klaudia ruajnë një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin, flasin dhe ndajnë mendime.

I ftuar sot tek "Rudina", Albi tregoi se është duke u përpjekur për një projekt me televizionin italian Rai për sezonin e ardhshëm. Duke qenë se për shkak të projekteve, Albi duhet të udhëtojë në Itali, Rudina e pyeti koreografin nëse është takuar me Klaudian e cila prej vitesh jeton atje.

"Sigurisht që takohemi, flasim për projekte dhe çështje pune dhe që të ruash miqësi me një ish, është pjesë e emancipimit. Dëgjojmë rëndom raste të ndryshme që njerëzit pasi ndahen gati-gati vri.ten. Ne flasim për çfarëdolloj detaji artistik dhe kemi mbetur miq shumë të mirë", u shpreh Albi.