Së fundmi në media është përfolur se Albi Nako dhe Alba Hoxha i kanë dhënë fund lidhjes së tyre të shumë komentuar. Thashethemet e ndarjes nisën kur ata e hoqën njëri-tjetrin nga rrjetet sociale dhe nuk u panë më bashkë. Ndërkohë burime për "Panorama plus" thanë ditën e djeshme se Albi dhe Alba janë ndarë për shkak se prindërit e koreografit nuk e miratojnë lidhjen e tyre.

I ftuar sot tek "Rudina", Albi foli për herë të parë për lajmet e fundit duke u shprehur se nuk vendosin prindërit për jetën e tij.

“Mes meje dhe Albës ka pasur gjithmonë një raport korrekt profesional dhe miqësor. Ajo çfarë vura re tek portalet ishte një çështje e mos ndjekjes në Instagram. Ishte një pakt që e bëmë me Albën bashkë që të mos e ndiqnim më njëri-tjetrin sepse po i merrnim fansat njëri-tjetrit. Më pas ndodhi një lumë lajmesh deri në mosaprovim nga ana e prindërve, gjë që m’u duk qesharake sepse nuk diskutohet që për jetën time nuk mund të vendosin prindërit. Në këtë moshë unë padyshim duhej të isha prind vetë, jam i rritur. Di të them që jemi miq të mirë, bashkëpunëtorë të mirë dhe marrëdhënia vazhdon njësoj", u shpreh Albi.







