Nga Shqipëria / E Premte 5 Korrik 2019, 18:06

Maluma me të dashurën në pushime, çifti fotografohen në momente private

Këngëtari kolumbian, Maluma ka nisur pushimet dhe këtë vit ka zgjedhur të relaksohet në Ibiza. Maluma është i shoqëruar nga e dashuria e tij, Natalia Barulich.

Çifti janë fotografuar nga paparacët në momentet e tyre private duke u përqafuar teksa po shëtisnin me jaht.

Natalia kishte veshur një fustan të gjatë me lule i cili i theksonte format trupore.

Nëse nuk e dinit, e dashura e Malumës është modelja e cila shfaqet në videoklipin e këngës "Felicos los 4".

Natalia poston shpesh foto me Malumën ndërsa ky i fundit ka postuar vetëm një foto nga pushimet ku shfaqet vetëm.