Prej disa ditësh në media është përfolur se Albi Nako dhe Alba Hoxha i kanë dhënë fund lidhjes së tyre të shumë komentuar të cilën nuk e konfirmuan asnjëherë. Thashethemet e ndarjes nisën kur ata e hoqën njëri-tjetrin nga rrjetet sociale dhe nuk u panë më bashkë.

Ndërkohë burime për "Panorama plus" thanë ditën e djeshme se Albi dhe Alba janë ndarë për shkak se prindërit e koreografit nuk e miratojnë lidhjen e tyre.

Pas këtij lajmi Albi reagoi me një postim ku shprehej i zhgënjyer: “Ndonjëherë ndodh të pyes veten: “Ku gabova?!”… Dhe jeta më përgjigjet: U tregove tepër i mirë me të tjerët”.

Ndërsa Alba ka reaguar pak më parë me një video, ku ndryshe nga Albi, ajo shfaqet shumë e lumtur duke qeshur teksa bëhet gati për të prezantuar motin.





