Dua Lipa që në një moshë të vogël është larguar në Britaninë e Madhe ku dhe ka ndjekur karrierën e saj në muzikë. Prej vitesh ajo është kthyer në një ndër personazhet më të njohur në perëndim dhe këngën e saj janë kthyer në hite.

Mirëpo, siç duket përpara këngës, bukuroshja shqiptare ka provuar aktrimin. Ndonëse të paktë janë ata që e din, Dua ka luajtur në serialin e dashur për publikun "Familja Moderne". Dua ka luajtur rolin e një vajze të vogël e cila ishte mikeshë e aktorit Lekë Berisha që luante rolin e Robertit.

Skena e Duas është xhiruar në një shkollë në Londër dhe ky rol i saj ndonëse i vogël është cituar edhe në faqen e Wikipedias.








