Pak kohë më parë një deklaratë e Ledri Vulës kundër reperit Gold Ag bëri bujë në të gjitha mediat. I ftuar në emisionin” Nd’rrimi i Natës”, Ledri tha se kurrë nuk do të bashkëpunonte me Gold AG, duke lënë të aludohej se mes tyre kishte mosmarrëveshje.

Mirëpo, i ftuar së fundmi në emisionin radiofonin “Sunshine” në radio "Prishtina", Gold AG ka komentuar këtë deklaratë të Ledrit dhe ka hedhur poshtë lajmet se mes tyre ka një raport të keq.

Ai ka rrëfyer se me Ledrin ka folur shumë shpesh dhe madje ka rënë dakord me deklaratën e reperit të njohur. “Thjesht nuk i përshtatet natyra me mua. Unë këndoj për diçka ai për diçka tjetër. Ai më ka folur bile gjithmonë i pari sidomos kur është ndarë nga grupi i tij. Ai nuk ka qenë lajm i keq, por i mirë, sepse Ledri ka treguar zgjedhjen e tij”, është shprehur reperi.
Burimi:Zeri.info.






