Prej muajsh përflitet se moderatorja bukuroshe, Bora Zemani dhe aktori që na ka bërë gjithnjë të qeshim me batutat e tij, Donald Veshaj janë në një lidhje.

Bora, Donaldi dhe Romeo janë bërë bashkë për emisionin "Treshat" i cili fillon sot në Tring e për të folur mbi të, ata ishin të ftuar sot në "Tring Stars". Teksa zbuluan shumë rreth emisionit të tyre, gjatë intervistës ranë në syngacmimet që Donaldi i bënte Borës.

Fillimisht Donaldi i përmendi Borës këmbët e lyera me krem shkëlqyes dhe moderatorja i bashkoi këmbët e saj me të tij. Ndërsa Romeo i bëri shumë komplimenta 'kunatës' duke thënë se ajo është jo vetëm shumë e bukur, por edhe prezanton shumë mirë dhe ka ide të mira.

Pas kësaj, Bora e falenderoi Romeon duke i dhuruar një puthje në faqe. Ndërsa Donaldi si për të konfirmuar që ata nuk janë thjesht koleg, tha: "E kemi mikeshë familjare"./Xing.al







