Nga Shqipëria / E Enjte 4 Korrik 2019, 18:06

Morena shokon me pamjen e re, këtë ndryshim nuk ka guxuar ta bëjë askush

Morena Taraku ndonëse prej më shumë se një viti e ka lënë Shqipërinë e jeton në Turqi, vazhdon të jetë ndër këngëtaret më të komentuara në showbizin shqiptar.

Së fundmi Morena duket se është apasionuar pas ngjyrës neon dhe pasi u shfaq e veshur e tëra në këtë ngjyrë, tanimë ka lyer edhe flokët.

Vajza me flokë rozë e blu mund të keni parë shpesh, por Morena është e para që e sjell këtë trend me flokë neon.

Kujtojmë që Morena po përgatit një këngë të re që do të publikohet shumë shpejt për t'u kthyer në hit vere.