Nga Shqipëria / E Enjte 4 Korrik 2019, 17:05

Arjola Shehu pjesë e televizionit të njohur, zbulohet emisioni që do prezantojë

Hera e fundit kur e pamë Arjolën me një emision ishte me programin "Kush vjen për drekë" në TV Klan. Më pas moderatorja u angazhua me prezantimin e "Netët e klipit shqiptar" dhe më vonë zbuloi se do prezantojë edhe "Miss Shqipëria".

Mirëpo Arjola paralelisht është në bisedime edhe për sezonin e ri në shtator. Burime për "Indeksonline" kanë treguar se Arjola Shehu është në prag të nënshkrimit të marrëveshjes me Ora News për një program në këtë radiotelevizion.

Është zbuluar se emisioni që Arjola do prezantojë ka të bëjë me të ftuar në studio dhe intervista showbizzi.