81% e shqiptarëve janë shprehur se nuk mund të përballojnë dot një javë pushime larg shtëpisë. Sipas një ankete të zhvilluar nga Komisioni Europian mbi Cilësinë e Jetës në vendet e Bashkimit Europian dhe vendet kandidate për tu anëtarësuar, rezulton se shqiptarët nuk mund të përballojnë dot as një javë pushime.

Pas Shqipërisë, vendin e dytë të kësaj ankete e zë Mali i Zi ku vetëm 66% e të pyeturve janë përgjigjur se nuk kanë mundësi që të përballojnë një javë pushime. Më pas Maqedonia me 65%, Serbia me 60%, ndërsa në Turqi rreth 48% e të anketuarve kanë thënë se nuk mund të përballojnë një javë pushime larg shtëpisë.

Ndër vendet anëtare të Bashkimit Europian, vendet me përqindjen më të lartë janë Greqia me 68% dhe Rumania me 66%, qytetarë që kanë shprehur pamundësitë e tyre për të shkuar me pushime.

96% e të anketuarve që i përket nivelit të parë të ardhurave (më të ulëtat) nuk kanë mundësi që të përballojnë një javë pushime, duke mbajtur sërish nivelin rekord në të gjithë Europën. Edhe për individët që i përkasin grupit të dytë të të ardhurave, janë më shumë se 90% që janë përgjigjur se nuk përballojnë dot pushimet. Ndërsa individët që i përkasin niveli të tretë (nga katër që janë gjithsej) janë përgjigjur se në i përballojnë dot një javë pushime në 88% të rasteve.

Por ndryshe janë përgjigjur ato që i përkasin nivelit të katër të të ardhurave. Sipas anketës së Cilësisë së Jetës rreth 48% e individëve të pyetur kanë thënë se nuk përballojnë dot pushime dhe për këtë kategori Shqipëria nuk thyen rekord. Përqindjen më të lartë e kanë serbët, ku sipas anketës rreth 51% e tyre kanë thënë se nuk shkojnë dot me pushime.
Burimi: Monitor





