Ditën e djeshme bëri bujë lajmi se ish-pronari i një club-i në kryeqytet, Ervin Cara ka akuzuar këngëtaren Adelina Berisha se i ka marrë një shumë të majme parash dhe nuk ia ka kthyer më. Cara publikoi në Instastory mesazhet me këngëtaren e cila i ka bërë bllok.

"Ordinere, mashtruese që merr lekë dhe nuk i kthen, kush e shikon të më kontaktojë", shkruante ai.

E kontaktuar nga Prive, Adelina ka dhënë një tjetër version të kësaj ngjarjeje. Këngëtarja thotë se me ish-pronarin kishte një marrëveshje për të realizuar tri koncerte në Tiranë dhe i kishte dhënë një shumë të caktuar parash si paradhënie.

“Kjo histori ka filluar para dy vitesh. Një pronar klubi në Shqipëri, m’i pati dhënë si paradhënie disa para për tri koncerte dhe ato koncerte s’i ka mbajtur kurrë sepse e ka mbyllur klubin. Krejt vonë ka filluar të më bëjë presion që t’ia kthej paratë”.
“Unë nuk jam marrë me të. Në gjithë botën, depositi nuk kthehet sepse është një lloj garancie. Ai m’i pati dhënë paratë edhe unë s’ia kam kthyer se datat e koncerte të mia janë zënë. Ka vazhduar të më bëjë presion, dhe më ka ardhur në xhirime të video klipit dhe më kakercenuar, ai kërkonte edhe më shumë para se që më kishte dhënë”.
“Ato para që i kam pasë me vete në xhirime ia kam dhënë sepse s’kam dashur probleme. Më kakercenuar, ia dhashë paratë dhe thashë le të më hiqet qafe!”
“Ai ka vazhduar të më thërrasë e të më bëjë presion. Ka shkruar lajm se jam ordinere dhe s’po mi jep paratë, ai edhe pse ia kam dhënë paratë ka vazhduar të mëkercenojë”, është shprehur Adelina për "Prive".




