Çifti i famshëm i showbizit, aktorja Sophie Turner dhe këngëtari Joe Jonas i dhanë fund beqarisë në një dasmë super private në Sarrias të Francës. Nga ajo ditë nuk u shpërnda asnjë foto nga të ftuarit, ndërkohë që paparazzit mundën të kapnin vetëm disa foto jo të qarta të çiftit të njohur.

Por, Sophie dhe Joe kanë vendosur që më në fund të shuajnë kureshtjen e fansave dhe të publikojnë një foto ku shfaqen të veshur si nuse dhe dhëndër.

“Zonja dhe Zoti Jonas”, kanë shkruar ata pranë fotos ku Sophie shihet e veshur me një fustan nusërie të thjesht dhe me një vello në kokë, ndërkohë që Joe është i veshur i tëri me kostum të zi.






