Nga Shqipëria / E Enjte 4 Korrik 2019, 12:12

‘Të mirëpresim në dështimin e radhës’, Erion Isai s’ia përton fansit me përgjigjen

Erion Isai që prej ditës së hënë është zyrtarisht kryetar i bashkisë së Kolonjës. Lajmin e bukur e dha vetë aktori nëpërmjet një postimi në Instagram ku mori dhe shumë urime nga fansat dhe miqtë  e tij.

Mirëpo, disa prej ndjekësve të tij nuk ngurruan që të ironizonin postin e ri të Erionit nëpërmjet komenteve të tyre. Njëri prej tyre e ka quajtur fitoren e tij dështimi e tij të radhës.

“Të mirëpresim në dështimin e radhës,” i shkruan komentuesi Erionit ndërkohë që ky i fundit nuk ja ka përtuar dhe i ka kthyer menjëherë një përgjigje.

“Të mirëpres në Kolonjën tonë të bukur”, i ka thënë aktori fansit.