Nga Shqipëria / E Enjte 4 Korrik 2019, 12:12

Video virale: Princ Harry injoron publikisht Meghan dhe rrjeti po tërbohet

Marrëdhënia e çiftit të njohur mbretëror, Meghan dhe Princ Harry ka qenë në vëmendje të të gjithë mediave që në momentin kur ata shpallën fejesën. Pak ditë më parë, në të gjitha rrjetet sociale u shpërnda një video ku Harry e urdhëronte Meghan të kthehej para teksa po qëndronin në ballkonin  e pallatit mbretërore.

Video u bë virale dhe të gjithë e komentuan veprimin aspak të hijshëm të princit. Sot po ashtu një video tjetër ku Harry injoron Meghan ka marrë vëmendjen e të gjitha mediave.  Ata janë filmuar gjatë një ndeshje bejsbolli teksa Meghan është afruar për t’i thënë diçka, Harry nuk i ka kushtuar vëmendje dhe ka vazhduar të flas me personin që kishte ngjitur.

Të gjithë kanë komentuar marrëdhënien e tyre, dhe të shumta janë aludimet se çifti ka mosmarrëveshje por një foto spontane e tyre gjatë kësaj ndeshjeje ka treguar të kundërtën. Ata janë fotografuar teksa kanë mbajtur gjatë gjithë kohës duart të kapura.