Nga Shqipëria / E Mërkurë 3 Korrik 2019, 23:11

Tayna mposhti Instagramin, foto e re e reperes bën namin

Instagram ditën e sotme ka pasur probleme dhe shumë përdorues janë ankuar se nuk mund të shohin fotot. Mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur me Taynën.

Reperja ka postuar sot një foto ku shfaqet e veshur me një fustan me ngjyra, syze dhe një shall në kokë.

Foto brenda një ore ka marrë 100 mijë pëlqime duke thyer kështu rekord si foto më e pëlqyer e reperes në një kohë shumë të shkurtër.

Kjo tregon se edhe pse Instagram nuk po punon, Tayna arriti ta mposht me foton e re.

Kujtojmë që reperja së fundmi takoi Malumën, koncertin e të cilit e ndoqi nga afër.