Nga Shqipëria / E Mërkurë 3 Korrik 2019, 21:09

Sa shumë qenka rritur, Xhemi Shehu fotografohet me djalin

Xhemi Shehu mbetet një nga moderatoret më të dashura për publikun, por edhe ndër më të komentuarat në media. Jeta e saj private nuk ka mbetur jashtë vëmendjes edhe pse ajo prej vitesh e ka ruajtur hermetike.

Ditën e sotme Xhemi si rrallëherë ka postuar një foto me djalin e saj të madh i cili duket se është rritur shumë që nga hera e fundit kur moderatorja e shfaqi në rrjete sociale.

Xhemi dhe Martini shfaqen duke ecur për të shkuar në plazh dhe në sy bien tiparet e njëjta që kanë nënë e bir.