Nga Shqipëria / E Mërkurë 3 Korrik 2019, 13:01

Surprizë: Zbulohet spektakli që do prezantojë Arjola Shehu

Moderatorja e njohur Arjola Shehu që pas përfundimit të emisionit “Kush vjen për drekë”, nuk solli ndonjë emision të ri por prezantoi spektaklin “Netët e klipit shqiptar”.

Mirëpo, prej disa kohësh Arjola është parë shpesh me Petri Bozon që organizon çdo vit spektaklin “Miss Shqipëria” dhe të shumtë kanë qenë ata që kanë aluduar se Arjola do të prezantojë si vjet spektaklin e njohur.

Lidhur me këto lajme, Arjola ka vendosur të reagojë pak më parë nëpërmjet një postim. Ajo ka publikuar një foto ku shihet e veshur me një fustan rozë dhe pranë mbanë një kurorë. Moderatorja ka konfirmuar se këtë vit spektakli i është besuar asaj.

“Sa e lumtur jam që prezantimi i Miss Shqipëria 2019 më është besuar mua! Mbrëmjen e 6 Korrikut ju presim në Libohovë, ku do të përzgjedhim më të bukurën shqiptare! Faleminderit Alda Bida dhe Petri Bozo! Ju dua! 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arjola Shehu (@arjola_shehu) on