Këngëtarja e njohur shqiptare Anxhelina Hadërgjonaj prej vitesh tashmë është larguar në Amerikë ku dhe po ndjek studimet dhe karrierën e saj atje. Siç dihet më parë Anxhelina ka qenë në një lidhje me Fatmir Hysenbelliun, mirëpo prej kohësh tashmë janë ndarë dhe secili vazhdon jetën e tij.

Që prej ndarjes nga Fatmiri, bukuroshja shqiptare nuk ka folur për ndonjë lidhje të re dhe së fundmi i ka habitur të gjithë me foton e publikuar në Instastory. Ajo ka postuar një foto ku shihet në momente private me një djalë fytyrën të cilit ja ka mbuluar, ndonëse nuk duket qartë gjithë fansat kanë aluduar se është ajo.

Siç duket këtë pozë para pasqyrës Anxhelina është penduar që e postoi dhe menjëherë e ka fshirë nga profili i saj.







