Në 31 maj Hollanda i bëri kërkesë Komisionit Europian për pezullimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptar në zonën shenge.

Pas një shqyrtimi disa mujor, ditën e sotme një zyrtar i KE ka treguar për “Tirananews.al” se në këtë situatë që ndodhemi, rrethanat për të nxitur mekanizmin e pezullimit të vizave nuk plotësohen.

“Pas një vlerësimi të kujdesshëm të përmbajtjes së njoftimit të marrë nga Hollanda dhe bazuar në informacionin në dispozicion dhe të dhënat përkatëse, Komisioni konsideron se në situatën aktuale rrethanat për të nxitur mekanizmin e pezullimit të vizave nuk plotësohen. Komisioni do të vazhdojë të monitorojë nga afër përmbushjen e standardeve të liberalizimit të vizave për Shqipërinë, si dhe për vendet e tjera që përfitojnë nga udhëtimi pa viza”, bën të ditur për “tirananews.al” zëdhënësi i KE-së.






