Nga Shqipëria / E Premte 20 Nëntor 2020, 16:04

25-vjetori/ Melinda Ademi surprizohet në ditën e saj të veçantë

Ditën e djeshme, Melinda Ademi festoi 25-vjetorin e lindjes. Reperja mori urime të shumta në ditën e saj të veçantë, si nga fansat, ashtu dhe nga miqtë dhe familjarët.

Melinda ka zbuluar disa nga dhuratat në Instastory. Motra dhe mikeshat i kanë dhuruar buqeta me trëndafila, ëmbëlsira e të tjera.

“Faleminderit shumë motra ime e mrekullueshme dhe miqtë e mi që më bëtë ditëlindjen e këtij viti kaq speciale”, ka shkruar reperja krahas postimeve në rrjete sociale.