Tre ditë më parë u publikuan në "Youtube" këngët e "Festivalit të 59 të RTSH"-së, të cilat po priteshin me padurim nga publiku. Këngët janë publikuar në kanalin zyrtar të RTSH-së në Youtube.
Pas 3 ditëve kohë, ku publiku tashmë i ka dëgjuar këngët, ne vumë re se kënga më e dëgjuar është ajo e Inis Nezirit "Pendesë", me 31 mijë shikime.
Pas Inisit, vjen kënga e Anxhela Peristerit "Karma" me 28 mijë shikime dhe me 26 mijë shikime kënga e Mirudit "Nëse vdes".
Shumë e pëlqyer dhe me 18 mijë klikime është edhe kënga e Era Rusit "Zjarr".
Megjithatë është ende herët për të parë se cili artist ka më shumë gjasa të fitojë çmimin këtë vit. Na duhet të presim edhe pak për Festivalin e Dhjetorit që këtë vit na pret me shumë surpriza, në drejtimin e Jonida Vokshit dhe Blendi Salajt.

