Nga Shqipëria / E Enjte 19 Nëntor 2020, 11:11

Ditëlindja e Rezartës, Ermali i bën surprizën romantike

Ditën e djeshme Rezarta Shkurta festoi ditëlindjen. Në këtë ditë të veçantë mori urime të shumta nga miqtë e kolegët.

Por surpriza më e bukur ishte rezervuar në mbrëmje nga bashkëshorti i saj, Ermali. 

Ai i kishte përgatitur një mbrëmje shumë romantike partneres buzë detit. Rezarta publikoi një video ku shihej ambienti e tryeza me lule e trëndafila, teksa mbante gotën e shampanjës.