Nga Shqipëria / E Hënë 16 Nëntor 2020, 18:06

E rëndë në Tiranë/ Të infektuarit me Koronavirus i shpërthen bombola e oskigjenit në shtëpi

Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një ngjarje e rëndë në Tiranë. Në shtëpinë e një personi të infektuar me Koronavirus ka shpërthyer bombola e oksigjenit, të cilën e kishte marrë për të lehtësuar frymëmarrjen.

72-vjeçari është plagosur nga shpërthimi dhe është dërguar me urgjencë në spital.

"Në orën 21:05 në bulevardin Bajram Curri në banesën e shtetasit M.N 72 vjeç, ka plasur bombula e oksigjenit, e cila përdorej nga ky person pasi është infektuar me COVID", ka njoftuar policia.

Burimi: "Newsbomb.al"