Nga Shqipëria / E Hënë 16 Nëntor 2020, 17:05

'Shihemi live nga shtëpia', moderatorja e njohur shqiptare infektohet me Koronavirus

Moderatorja e njohur Lei Kraja është infektuar me Koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, me anë të disa postimeve në Instastory.

Lei ka treguar se nuk ka mundur të shkojë në studio për emisionin sportiv. Si rrjedhojë, ajo ka prezantuar me videocall. "Me covid, shihemi live nga shtëpia", ka shkruar moderatorja.

Nga postimet e bëra në rrjete sociale, shihet se Lei ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore.