Gjatë 24 orëve të fundit 8 qytetarë kanë humbur jetën nga Koronavirusi, duke çuar në 631 numrin e përgjithshëm të viktimave në vend.
Betejën me këtë sëmundje nuk e kanë fituar një 48 vjeçare, një 71 vjeçar, 74 vjeçar, një 85 vjeçar nga Tirana, një 60 vjeçar nga Mirdita, një 60 vjeçar nga Kurbini, një 63 vjeçar nga Gramshi, një 71 vjeçar nga Durrësi.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 406 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.
