Nga Shqipëria / E Diel 15 Nëntor 2020, 13:01

Sot moderatore, por dikur Elita Rudi punonte në Ministri dhe ja si dukej

Sot Elita Rudi është moderatore e njohur, ka moderuar disa emisione në Kosovë, gjithashtu ka realizuar edhe këngë duke u përfshirë kështu edhe në botën e muzikës, por përpara se të bëhej pjesë e televizionit, ajo punonte në ministri.

Këtë e ka zbuluar sot me postimet e fundit në Instastory ku tregon mesazhin që i ka ardhur nga një fans. Ky i fundit i kërkon Elitës të postojë foto nga koha kur ajo punonte në ministri dhe moderatorja ia ka plotësuar dëshirën.

Në postimin e rradhës, Elita ka zbuluar foto të vjetra nga arkiva, ku shfaqet me kostume serioze, duke firmosur shkresa, në punën e saj si asistente në ministri.

Kujtojmë që Elita është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do bëhet nënë e një vajze duke e bërë djalin e saj, Zërin me një motër.