Nga Shqipëria / E Diel 15 Nëntor 2020, 11:11

Në konkurrencë të shtunave, por shihni ç'bënë Marina e Luana para nisjes së emisioneve

Të shtunave Marina e Luana janë konkurrente të forta përballë njëra-tjetrës. Marina me spektaklin e humorit "Klanifornia" ndërsa Luana me programin e saj "Shiko kush luan".

Teksa shikuesit e kanë të vështirë të zgjedhin cilin emision do të shohin në mbrëmje, Marina e Luana nga ana tjetër e kanë kaluar darkën së bashku.

Motrat kanë publikuar disa foto e video në shoqërinë e njëra-tjetrës teksa përshëndesin fansat. 

"Vjollcat ju duan shumë", shkruajnë ato krah njërit prej postimeve.