Nga Shqipëria / E Shtunë 14 Nëntor 2020, 09:09

Po bën xhiron e rrjetit gafa e Kryemadhit: Prindërit, vjehrrin e vjehrrën duhet t’i çosh e t’i marrësh nga shkolla

Kryetarja LSI-së, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin "Tempora" në Ora News, ka bërë një gafë që po bën xhiron e rrjetit orët e fundit. 

Kryemadhi u shpreh se një politikan e ka të vështirë të mendojë si një familjar duke shtuar se në vendin tonë ka shumë gra sot që vuajnë për punë dhe fajin për këtë e ka qeveria.

"Një politikane e ka shumë të vështirë të mendojë si një grua në familje, e cila duhet të shkollojë fëmijët, të shërbejë në familje, duhet të pagojë dritat, ujin, duhet të merret me vjehrrin, vjehrrën ose me prindërit e sëmurë, duhet t’i çojë në shkollë, t'i marri nga shkolla", tha Kryemadhi.