Nga Shqipëria / E Premte 13 Nëntor 2020, 22:10

Në një lidhje dashurie, Klajdi Haruni pozon për herë të parë me partneren

Këngëtari shumë i dashur për publikun, i grupit "Threedots", Klajdi Haruni ka pranuar publikisht se është në një lidhje. Mbrëmjen e sotme ai ka publikuar një foto krah partneres në rrjete sociale.

Klajdi ka publikuar një foto të tyre duke shijuar bukurinë e natyrës. Fotoja është shkrepur nga larg, duke bërë që portreti i vajzës të mos dallohet.

Këngëtari e ka shoqëruar foton me një zemër të bardhë, pa zbuluar asnjë detaj rreth partneres.