Nga Shqipëria / E Premte 13 Nëntor 2020, 19:07

Dalin të dhënat: Vdekshmëria në Shqipëri 4-fish më e lartë se në 2019-ën

Mjeku epidemiolog, Taulant Muka ka publikuar në rrjete sociale raportin e vdekshmërisë në vendin tonë, në krahasim me vitet e mëparshme.

Sipas të dhënave ka rezultuar që vdekshmëria tre mujorin e tretë është rritur me rreth 1300 vdekje më shumë krahasuar me vitet e mëparshme. Vetëm 322 vdekje janë shkaktuar nga Covid-19 deri në Shtator.

"Te dhena therese! Vdekshmeria tre mujorin e trete ne vendin tone eshte rritur me rreth 1300 vdekje me shume krahasuar me vitet e meparshme. Kur ka patur vetem 322 vdekje nga Covid-19 deri ne Shtator, nga se jane shkaktuar vdekjet e tjera?! Eshte mungese testimesh, apo efektet anesore te Covid-19 si vdekjet nga demet e izolimit, panikut dhe varferimit ekonomik?

Keto te dhena duhen analizuar me kujdes, dhe jane te dhena qe ulerasin per nje reflektim serioz ne vendin tone!
Faleminderit ErionDasho per grafikun!", ka shkruar ai.