Nga Shqipëria / E Mërkurë 11 Nëntor 2020, 20:08

Vetëvrasjet e pacientëve me Covid-19/ Mjeku tregon çfarë i shtyn drejt këtij veprimi

Në vendin tonë janë shënuar katër raste kur pacientët me Koronavirus janë vetëflijuar, duke u hedhur nga lartësia. Tre raste kanë ndodhur në Sanatorium, që shërben si spitali Covid-2 dhe njëri rast ndodhi ditën e djeshme te Infektivi.

Mjeku anestezist Arjan Panajoti, në një bisedë me gazetaren Jonida Shehu në "Radarin Informativ" në Abc News, është shprehur se shkaqet e këtyre vetëflijimeve janë të shumta, duke filluar nga paniku.

“Një është paniku që ata kanë nga një bum informacionesh të gjitha anët. Por, edhe mungesa apo tepria e okisgjenit që vepron mbi sistemin nervor. Pakësimi i oksigjenit në inde dhe në gjak çon në çregullime në tru apo në sistemin nervor…Këtyre u shtohet përdorimi i medikamenteve apo edhe kushtet e jashtme", është shprehur ai.