Në fund të muajit tetor, blogerja e njohur shqiptare, Sara Karaj u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilit i vendosi emrin Tomas.

Së fundmi, Sara ka njoftuar se është infektuar me Koronavirus. Blogerja ka publikuar një foto në Instagram, në të cilën shihet me të voglin në krah.

"Të jesh me Covid dhe të kesh një të sapolindur...cila është superfuqia jote?", ka shkruar Sara krahas fotos, ku ndjekësit i kanë uruar shërim të shpejtë.







