Dhëndri i spektaklit të dashurisë “Love Story”, që do të nisë së shpejti në TV Klan ka ardhur në Tiranë. Saimir po përgatitet për shfaqjen teksa po qëndron dhe shumë aktiv në rrjete sociale.

Së fundmi bukuroshi me muskuj ka postuar një video që me siguri i ka lënë vajzat gojëhapur. Ai shfaqet duke filmuar veten pas dushit teksa dhuron një buzëqeshje në kamera.


Saimiri është 33 vjeç, jeton dhe punon mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, me profesion financier, sipërmarrës i disa bizneseve dhe që vjen nga një familje me vlera.

"Love Story" do të nisë në TV Klan në datë 16 nëntor.





