Nga Shqipëria / E Mërkurë 11 Nëntor 2020, 09:09

U hodh dje nga Infektivi, ndërron jetë 69-vjeçari me Covid

Pacienti që u hodh nga kati i dytë i Spitalit Infektiv të martën, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. 69-vjeçari për fat të keq, nuk mundi t’i mbijetonte dot plagëve të rënda që kishte pësuar si pasojë e rënies nga lartësia.

Mjekët i dhanë ndihmën e menjëhershme, por fatkeqësisht ndërroi jetë. 69-vjeçari ishte shtruar prej disa ditësh në spital pasi ishte infektuar me Covid-19.

Ky është rasti i katërt kur pacientët me koronavirus vetëflijohen duke u hedhur nga lartësia. Tre rastet e mëparshme kanë ndodhur në Sanatorium, që shërben si spitali Covid 2. 

Burimi: tvklan.al