Reperi i njohur amerikan Kanye West ka pranuar publikisht humbjen në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së. Mirëpo, pavarësisht kësaj, ai nuk ka ndërmend të heqë dorë.

Me anë të një fotoje të publikuar në Twitter, Kanye ka lënë të kuptohet se do të kandidojë sërish për President pas 4 vitesh.

"Welp Kanye 2024", shkruhet krahas fotos. Kujtojmë se numërimi i votova vazhdon dhe deri më tani kryeson Joe Biden.

