Nga Shqipëria / E Mërkurë 4 Nëntor 2020, 16:04

E frikshme/ Rekord i ri të infektuarish në vendin tonë, ja sa raste u shënuan në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 396 të infektuar nga 1725 testime ditore që janë kryer.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 105 persona, duke e çuar në total numrin e të të shëruarve në 11.578.

Ndërsa të shtruar në spitale janë 338 pacientë.

Raste aktive janë 10.186 persona ndërsa në total deri më tani numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 22.300.