Nga Shqipëria / E Hënë 2 Nëntor 2020, 22:10

'Po luftonte me Koronavirusin e mallkuar', Viola Spiro flet e prekur pas humbjes së të atit

Moderatorja Viola Spiro ka humbur të atin nga Koronavirusi, në moshën 63-vjeçare. Ai po kurohej prej ditësh në Turqi, mirëpo fatkeqësisht nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen.

Vetëm së fundmi, Viola ka reaguar rreth lajmit të hidhur. Ajo ka treguar se i ati ka ndërruar jetë ditën e djeshme, pasi zemra e tij nuk ka duruar dot më gjatë.

"Do doja të kisha fuqi që të shkruaja dhe tregoja pafund për babain tonë, por jam e copëtuar. Jemi të tmerruar dhe të shkatërruar për mënyrën dhe kohën e shpejt që e humbëm. Babai ynë po luftonte me virusin e mallkuar po zemra e tij nuk duroi gjatë. Ai pushoi ditën e diel pa na dhënë lamtumirën. Sot e përcollëm për udhëtimin më të gjatë, duke i lutur që të jetë i lehtë për të dhe më i bukur", ka shkruar moderatorja.