Numri i të infektuarve me koronavirusin Covid-19 në Evropë ka tejkaluar 10 milionshin. Kjo pasi numri i rasteve të reja është dyfishuar brenda 5 javësh, shkruan "Reuters".
Muajin e kaluar, Amerika Latine dhe Azia raportuan secila mbi 10 milionë raste. Shtetet e Bashkuara kanë më shumë se 9 milion raste.
Ndërsa Europës iu deshën 9 muaj për të regjistruar 5 milionë rastet e para me Covid-19.
Në shtatë ditët e fundit, më shumë se 1.6 milion raste të reja janë regjistruar në Europë, gati gjysma e 3.3 milionë të konfirmuarve në të gjithë botën.
Si rezultat i COVID-19, 1.2 milion njerëz vdiqën në botë, nga të cilët 269,000 në Evropë.
