Përmes një videoje të postuar në Instagram, Aulona Musta është shprehur e indinjuar për një fenomen që po ndodh me të infektuarit me Covid. Ndonëse të infektuar, këta persona nuk po karantinohen, por vazhdojnë jetën normalisht, duke shkuar në punë, duke pirë kafe në lokal etj.
"Vetem sot jam njohur me dy raste personash, te infektuar me Covid, te cilet shkojne normalisht ne pune, sepse te paren nuk e le shefi, i dyti, qe ka nje autoshkolle dhe eshte vete instruktore per nxenesit, nuk do te humbasi klientelen. Dje mesova per nje tjeter rast, qe edhe pse e infektuar, vazhdonte te pinte kafen normalisht tek lokali lagjes si cdo dite", tregon Aulona.
"Kjo eshte e tmerrshme! Ne fakt nuk ka fjale per te pershkruar papergjegjshmerine e ketyre njerezve, qe do te shkoja deri aty sa ta quaja: krim. Po, po, krim me paramendim.
Prandaj policia, apo kushdo tjeter pergjegjes per kete pjese, krahes vendosjes se gjobave per ata qe nuk vene maske rruges (qe, meqe ra fjala jam shume pro, persa kohe ka deficente te tille qe dalin rrugeve te semure) te ndjeke dhe gjurmoje edhe keto raste qe nuk meritojne vetem gjobe, por edhe burg.
O shqiptare, qe ankoheni nga mengjesi ne darke neper rrjetet sociale, behuni te pergjegjshem te pakten per nje here te vetme! Duhet te rrish ne shtepi edhe nese vetem dyshon qe mund te jesh infektuar me Koronavirus, jo me te kesh marre pergjigjen pozitive dhe te shkosh ne pune, apo te bredhesh kafeneve. TURP!", shprehet Aulona.
View this post on Instagram
Ndërkohë edhe komentuesit kanë treguar raste të tilla, ku njerëz të infektuar shkojnë në shkollë e punë.







