Një 51-vjeçar në Fier është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare.
"Abcnews.al" ka mësuar se vajza e mitur dhe autori janë fqinj me njëri-tjetrin.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 51 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 15 vjeçe", thuhet në njoftimin e policisë.
